E Shtunë, 31 Tetor 2026

13 vjeçarja, pjesë e kartelit të drogës

Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 18:30

Një vajzë 13 vjeçare është arrestuar në Meksikë, pasi ishte pjesë e një karteli të drogës. Arrestimi i saj ishte pjesë e një operacioni kundër kartelit të drogës, të ashtuquajtur “Zetas”.

E mitura e njohur me emrin Perla ka pranuar se kishte punuar për bosët e drogës dhe ishte angazhuar në cilësinë e rojtares së kampit.

Ajo për dy javë ishte paguar 330 dollarë, ndërsa punën kishte nisur para një muaji.

Ministria e Brendshme e Meksikës ka bërë të ditur se së fundi, shumë fëmijë janë cak i kriminelëve të drogës, të cilët kanë nisur angazhimin e tyre për qëllimet kriminale.

Zetas është një kartel droge, i formuar nga një ish-ushtarë i ushtrisë meksikane dhe një nga kartelet më të njohurat në Meksikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›