SHBA, ish- Zv.presidenti Dick Cheney bën transplant të zemrës

Ish- zv.presidenti amerikan Dick Cheney i është nënshtruar një operacioni për transplant të zemrës në spitalin e Virxhinias.
Cheney, 71-vjeçar ka pasur dhe në të kaluarën probleme në zemër. Ish numri 2 i George W. Bush tashmë 71 vjeç, ka pësuar 5 infarkte, të parin në moshën 37 vjeçare dhe të fundit në vitin 2010. Mësohet se në vitin 1988 iu nënshtrua disa ndërhyrje ku dhe bëri bypass.
Ai ndoqi një pikëpamje botërore “të veprimit si i vetëm” që shkaktoi kritika të mëdha të cilat e ndoqën atë edhe pas tërheqjes nga jeta publike.