E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, ish-agjenti i CIA-s del para gjyqit

Një ish-agjent i CIA-s  Hohn Kiriakou ndodhet nën hetim nga autoritetet amerikane pasi para disa vitesh zbuloi emrat e disa kolegëve operativë për mediat, ka njoftuar Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Ai akuzohet se ka publikuar emrat e agjentëve që morën në pyetje një person të dyshuar si financieri i Al Kaedës, mbi të cilin u krye 83 herë teknika “waterboarding”.

Prokurorët deklarojnë se hetimi nisi pasi avokatët e të dyshuarve për terrorizëm hartuan një deklaratë ligjore në të cilën përfshiheshin detaje që nuk ishin dhënë nga qeveria.

Gjatë një marrjeje në pyetje të kryer së fundmi nga FBI, Kiriakou mohoi publikimin e emrave të agjentëve sekretë, duke bërë edhe një dëshmi me betim.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›