E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-ja optimiste për zgjedhjet në veri të Kosovës

Drejtori i Zyrës së Departamentit të Shtetit amerikan për Evropën jugore dhe qendrore, Jonathan Moore vlerësoi se zgjedhjet lokale në Kosovë do të jenë sfidë për Beogradin, por theksoi se është optimist, sepse Qeveria e Serbisë ka treguar vullnet të mirë për dialog me Prishtinën. Sipas këtij zyrtari amerikan, zgjedhjet janë rast për njerëzit në veri të Kosovës që të zgjedhin liderët lokalë, të cilët do të jenë kryetarë të komunave. Duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi asisoj që të dalin në zgjedhje”, tha Moore për gazetën serbe Novosti.

Pas takimit të Catherine Ashton me Daçiqin dhe Thaçin në Bruksel javën e ardhshme, do të shohim se a po vazhdon të zhvillohet në drejtim pozitiv procesi i nisur, tha pos tjerash diplomati amerikan. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›