Thellohen mospajtimet mes LDK-së së Zhurit dhe të Prizrenit

LDK-Dega në Zhur, në mbledhjen e vet të mbajtur dje, shqyrtoi trendet aktuale politiko-shoqërore në prag të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit 2013.
Mirëpo, sipas kësaj dege, mungesa e klimës ambientuese, injoranca, neglizhimi dhe mospërfillja e strukturave të Degëve të LDK-së në komunën e Prizrenit janë prezente nga lidershipi i Degës së Prizrenit.
“Kryesia e LDK-së, Dega në Zhur nuk do të propozoj emra kandidatësh për në kuvendin komunal të Prizrenit për derisa i nominuari për kryetar komune të Prizrenit nuk krijon atmosferë ambientuese dhe unifikuese për të gjithë veprimtarët, anëtarët e devotshëm, 22 nëndegët e LDK-së të cilat përmes një peticioni kanë shprehur dhe deponuar pakënaqësitë e veta lidhur me mënyrën e udhëheqjes paternaliste të vendim marrjes”, thuhet në reagimin e Kryesisë së Degës së LDK-së në Zhur.
Me këtë rast, kjo degë ka njoftuar anëtarësinë dhe elektoratin e vet, se është e vendosur për tu mobilizuar dhe për ti fituar Zgjedhjet e vjeshtës së sivjetme duke kërkuar frymën mobilizuese partiake. /Indeksonline/