E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të arrestuar, abuzuan me dy të mitura

 Në fshatin Duhël të komunës së Suharekës, Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit kanë keqpërdorur dy të mitura (nën moshën 16 vjeçare) duke i detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Të njëjtat i kanë mbajtur nën kontroll dhe në kushte të ngjashme me ato të skllavërisë, thuhet në një raport të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›