Hyseni merr pjesë në takimin e Grupit Mbikëqyrës Ndërkombëtar
Prishtinë (start)-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Skënder Hyseni do të udhëtojë drejt Brukselit, pas vizitës në Londër. Ministri Hyseni do të marrë pjesë në takimin e Grupit Mbikëqyrës Ndërkombëtar (International Steering Group), i cili mbahet në nivel të drejtorëve të Ballkanit, më 21 Nëntor. Në këtë takim, ministri Hyseni do të prezantojë përmes një fjale, arritjet dhe zhvillimet në Kosovë, në të gjitha planet dhe aspektet.
Po ashtu, ministri Hyseni do t’i përgjigjet interesimit të pjesëmarrësve.Vizitën e tij në Bruksel, ministri Hyseni do ta shfrytëzojë edhe për takime me diplomatë të ndryshëm.
Po ashtu, ministri Hyseni do t’i përgjigjet interesimit të pjesëmarrësve.Vizitën e tij në Bruksel, ministri Hyseni do ta shfrytëzojë edhe për takime me diplomatë të ndryshëm.