SHBA-ja rikërkon largimin e Asadit
Shtëpia e Bardhë ka përsëritur thirrjet për largimin nga pushtetit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad. “Me veprimet e tij, presidenti Asad është duke siguruar se ai dhe regjimi i tij do të mbeten në të kaluarën dhe se populli sirian që ka demonstruar në rrugë, do të përcaktojë të ardhmen e këtij vendi”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.
Sipas tij është bërë e qartë se veprimet e Asadit janë në rrugë të rrezikshme. “Asad është në rrugë drejt largimit. Dhe, siç ka thënë ambasadori i SHBA-së në Siri, Robert Ford, ne duhet të mednojmë për ditën pas Asadti”, tha ai.
Dhuna në qytetin Hama ka vazhduar edhe sot, ku aktivistët raportojnë për të paktën 6 të vrarë.