SHBA, jo shtyrjes se zgjedhjeve

Qeveria amerikane nuk parapelqen nje shtyrje te mundshme te dates se zgjedhjeve, duke vleresuar se ekziston ende mundesia qe gjerat te funksionojne ashtu si jane planifikuar. Kurse perjashton nje nderhyrje te Uashingtonit apo ambasades se tij ne Tirane, lidhur me kete diskutim.
Ceshtja e zgjedhjeve dhe fazave aktuale te procesit, u trajtuan gjeresisht dje, ne nje konference te posacme per shtyp, qe Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhon Uidhers, zhvilloi me gazetare te mediave televizive. Duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve, Uidhers foli per argumentin e hedhur ne diskutim nga perfaqesues te rangut te ulet ne PS, per te shtyre daten e zgjedhjeve. Ai e konsideroi hipotetik, opsionin e shtyrjes kur tha se "preferenca ime eshte qe ne vend qe te flas per mundesi hipotetike, te punoj shume ne menyre qe ky proces, per te cilin eshte rene dakord, te realizohet". Duke i vene theksin faktit se per kete proces zgjedhor eshte rene dakord nga dy partite kryesore ne vend, PD dhe PS, Uidhers shprehu mendimin se "kjo kerkon perpjekje te medha nga te gjitha palet e perfshira ne proces, por edhe nga drejtuesit politike ne vend". Ne pikepamjen time, - vijoi Uidhers, - ne kemi ende perpara nesh mundesine qe gjerat te funksionojne ashtu si jane planifikuar. Ambasadori Uidhers, theksoi faktin se "forcat e ndryshme politike realizuan ate plan qe ne kemi sot perpara nesh". Ndaj Uidhers sugjeroi se "duhet te ndermerret cdo perpjekje e mundshme qe ky plan te funksionoje dhe te realizohet, sepse ishte nje plan i arritur mes forcave politike". Kurse sqaroi se "nese do te kete alternativa te tjera, keto duhet te zgjidhen midis drejtuesve politike te vendit, duhet te jete vendim i tyre, pra do ishte ne doren e tyre, jo tonen". Uidhers e ka perforcuar kete qendrim, kur tha: "Nese do te kete ndryshim ne ate plan per te cilin eshte rene dakord, kjo nuk eshte dicka qe i perket Qeverise Amerikane apo Ambasades Amerikane. Keto ndryshime duhet te realizohen me marreveshje midis drejtuesve politike shqiptare".
Kartat
Duke konstatuar se jemi nje jave larg nga koha e mbylljes se procesit te aplikimit per kartat qe do te perdoren ne diten e zgjedhjeve, Uidhers kerkoi t'u drejtohet te gjithe qytetareve shqiptare qe jane votues, qe "te shfrytezojne kete mundesi te madhe per t'u regjistruar dhe per te votuar". Uidhers pohoi se votimi nuk eshte thjesht nje detyre por nje moment magjik", ndaj vijoi duke thene se "une dua te shfrytezoj kete mundesi per te inkurajuar shqiptaret qe te perfshihen dhe te angazhohen ne kete proces te jashtezakonshem". Sakaq, ai tha se e sheh "inkurajues faktin qe 1,2 milione shqiptare kane aplikuar per kartat e identitetit", - duke shtuar se "po perdor shifra te peraferta sepse keto shifra, me te drejte, ndryshojne pothuajse cdo dite". Kurse shtoi se "ne shpresojme se ky numer do te rritet ne ditet ne vijim, madje do te rritet edhe me shpejtesi te madhe".
Duke pare pertej ketij zhvillimi pozitiv, ambasadori tha se "eshte e rendesishme te trajtojme edhe disa element te tjere". Ketu ai u ndal te numri i njerezve qe kane marre kartat e identifikimit i cili tha se eshte shume here me prapa ne krahasim me ata qe kane aplikuar. "Une mendoj se eshte shume e rendesishme qe njerezit qe kane aplikuar dhe qe ju eshte dhene e drejta per te votuar duhet te sigurohen qe t'i marrin keto karta, duhet te shkojne dhe t'i terheqin ato. Eshte shume e rendesishme qe autoritetet qeveritare te bejne gjithcka qe eshte e mundur per te inkurajuar njerezit qe te marrin keto karta, qeveria duhet te sigurohet se njerezit qe u eshte dhene e drejta per te marre nje karte, ta kene ate ne duar.", - theksoi Uidhers.
RAPORTI I EMA
Raporti i EMA publikuar pardje, financuar nga ambasada e SHBA, u cilesua nga Uidhers si financim jashte qendrimit amerikan: "Ne nuk kemi pergjegjesi, madje as lidhje te metejshme me rezultatet qe keto grupe mund te arrijne ne punen e tyre. Ndaj pyetjet qe mund te keni ne lidhje me rezultatet e ketij grupi apo cdo lloj grupi tjeter te kesaj natyre, duhet t'ia drejtoni atyre".