E Diel, 1 Nëntor 2026

Vezhguesit vendas te zgjedhjeve, "peng" te Veliajt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te regjistroje jo pak por edhe 400 vezhgues vendas, per monitorimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Pervec vezhguesve te huaj, procesi zgjedhor dhe pergatitja e tij do te monitorohet dhe nga vezhguesit vendas. Deri diten e djeshme, ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ishin dorezuar kerkesat per akreditimin e 400 vezhguesve vendas. Por lista e gjate e tyre nuk mundi te miratohej, per shkak te problemeve ne dokumentacionin perkates. Me shumice votash, KQZ shtyu votimin, pasi vezhguesit nuk kishin depozituar nje dokumentacion te sakte per t'u bere pjese e monitorimit te zgjedhjeve. Me ne sy, binte levizja "Mjaft". Kjo levizje kishte depozituar kerkesen per regjistrimin e vezhguesve zgjedhore, por kishte harruar qe ne krye te saj, te hiqte emrin e Erjon Veliaj, ish-drejtuesin e saj qe tashme konkurron nen siglen e Partise politike G99 ne garen elektorale te 28 qershorit. Madje Veliaj, drejtues i G99 tashme eshte edhe pjese e koalicionit te majte per zgjedhjet parlamentare. Emri i tij figuron ne listen e cdo qarku qe Partia G99, ka per zgjedhjet parlamentare. Te tilla probleme jane hasur dhe me pretendentet e tjere, per te vezhguar zgjedhjet parlamentare. Duke bere keshtu, qe KQZ te shtyje mbledhjen deri ne plotesimin e dokumentacionit qe keto shoqata apo perfaqesi, te marrin statusin e vezhguesit ne zgjedhje. Deri me sot jane miratuar ne KQZ rreth 30 vezhgues te huaj te OSBE/ODIHR, per zgjedhjet me ne krye Ambasadoren Audrey Glover. 400 vezhgues te tjere nderkombetare pritet te jene te perkohshem dhe te nisin detyren pikerisht pak dite para zgjedhjeve. Diten e sotme, KQZ do te beje publike dhe menyren se si do te behet procesi i numerimit te votave pas zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne ambientet e shkolles "Hoxha Tasim", KQZ do te tregoje se me cfare transparence, do te behet procesi i numerimit te votave. Nje demonstrim, qe do te evidentoje dhe shkallen e efikasitetit te monitoreve, gjate procesit te numerimit te votave, pasi do te jete nje numerim ne miniature qe do te realizohet sot ne shkollen "Hoxha Tasim".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›