E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, ngujohen 20 specialistët e testit të matematikës

Ky është provimi i dyti i detyruar i maturës shtetërore 2009 dhe do të zhvillohet më 11 qershor. Provimi i fundit i Maturantëve, u përket testimit të njohurive për lëndët me zgjedhje dhe do të zhvillohet me datë 10 korrik. 

TIRANE- Paraditen e djeshme 20 specialistë të Agjensisë Kombëtare të Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve janë ngujuar për të dytën herë, kësaj radhe për të hartuar testin e provimit të dytë të detyruar të maturës shtetërore atë të matematikës.

Drejtori i agjensisë Alfons Harizaj, garanton fshehtësi maksimale për tezën, e cila do të dalë prej godinës jo më parë se data 11 qershor, kur dhe do të zhvillohet provimi i dytë i maturës shtetërore.

Edhe ky provim do të ketë në përbërje 25 pyetje, dhe maturanti në total ka mundësinë e mbledhjes së 50 pikëve, të cilat të konvertuara në notë, arrijnë dhjetën.

Provimi i radhës dhe i dyti i detyruar imaturës shtetërore 2009, do të zhvillohet më 11 qershor, dhe në të do të marrin pjesë rreth 35 mijë maturantë në të gjithë vendin. Provimi i fundit që u përket testimit të njohurive për lëndët me zgjedhje do të zhvillohet me datë 10 korrik
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›