E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: Pse i lirova vendin Hysit

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne vijim te turit te tij elektoral ne qytetin e Elbasanit, kritikoi ashper Kryeministrin Sali Berisha, per komentet e bera prej tij ndaj kenges se fushates socialiste "Cohu". "Sali Berisha tha se thirrjes sone "Cohu" i pergjigjet me fjalen se "eshte ne kembe", por kenga jone nuk eshte per Saliun qe rri ne kembe ngaqe kalin e pushtetit e ka lidhur me trungun e familjes, por per shqiptaret e zakonshem dhe te ndershem per njerezit", reagoi Rama. Qe sipas tij, i ka zaptuar varferia dhe pamundesia qe ka vazhduar per 18 vjet me radhe dhe qe me 28 qershor do te cohet ne kembe per te zgjidhur "kalin" e pushtetit nga litaret e politikes se vjeter dhe per te vrapuar mbi ate kale drejt Evropes bashke me ju. Kryesocialisti gjithashtu i eshte pergjigjur serish fteses se herepashershme te Kryeministrit Sali Berisha, qe te kryesoje listen e kandidateve te qarkut se Tiranes. Ne fjalen e marre me rastin e celjes se fushates elektorale ne Elbasan, Rama sqaroi se eshte pikerisht ky qendrim qe ben dallimin mes dy boteve qe ndajne kundershtaret politike. Ai theksoi se politika per te, nuk eshte lufte per pushtet personal por akt per te zgjidhur kalin e pushtetit nga politika e vjeter. "Berisha me kerkon me insistim qe une ta le bashkine e Tiranes dhe te hy ne krye te listes se deputeteve, sic ka bere ai vete per t'i siguruar vetes nje karrige ne Parlament, pas 28 qershorit", pohoi kandidati per postin e kryeministrit, i koalicionit te majte "Bashkimi per ndryshim". Duke vijuar me tej, kreu i selise roze, sqaroi se vendin e pare ne listen e deputeteve te Tiranes ia kame lene Vasilika Hysit nje gruaje simbol i emancipimit dhe angazhimit qytetar ne mbrojtje te te drejtave dhe lirive te njeriut, nje pedagoge te shquar dhe shembullore. Qe, sipas tij, do te coje ne parlament bashke me grate dhe vajzat e tjera politiken e re te ndryshimit per grate dhe njerezit e pambrojtur. "Ky eshte dallimi i madh mes dy boteve qe perfaqesojme Sali Berisha dhe une. Per mua politika nuk eshte lufte per pushtet personal sic eshte per Sali Berishen dhe as mjet per te perfituar duke thene gjera qe nuk bej dhe bere gjera qe nuk thuhen si ben Sali Berisha", nenvizoi kryetari i Partise Socialiste. Ai theksoi gjithashtu se disa si Sali Berisha dhe si te tjeret, qe jane provuar dhe sterprovuar dhe sot ia kerkojne perseri voten shqiptareve por qe as dine, as duan dhe as munden te bejne ndonje gje me shume, se ne keto 18 vjet. "Vota per ta eshte nje vote per nje tjeter qeveri, te krijuar per te njejtat interesa mes te njejtave oborre familjare dhe klanore per te bere edhe kater vjet te tjera te njejtat pazare me te njejtat rezultate per njerezit qe paguajne per te njejten loje 18 vjet ne kurrizin e tyre", premtoi Edi Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›