E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA ka mbuluar masakrën në Katyn?

Prova të reja të zbuluara duket se mbështesin idenë se administrata e ish-presidentit amerikan, Franklin Roosevelt, ndihmoi për të mbuluar fajin e Bashkimit Sovjetik për masakrën e vitit 1940 në Katyn, ku u vranw me mijëra ushtarë polakë.

Në një histori ekskluzive, “Associated Press” thotë se dokumentet e reja të publikuara mbështesin dyshimet se SHBA nuk donin ta inatosnin aleatin e tyre të asaj kohe, Joseph Stalinin.

Dokumentet janë bërë publike nga Arkiva Kombëtare e Shteteve të Bashkuara.

Mbi 22 mijë polakë u vranë nga trupat sovjetike nën urdhrat e Stalinit. Rusia sovjetike e pranoi masakrën në vitin 1990, pasi fajësoi nazistët për pesë dekada.

Dokumentet tregojnë se të burgosurit amerikanë të luftës dërguan porosi të koduara në Washington në vitin 1943, për të thënë se kishin parë trupa në gjendje dekompozimi në pyllin Katyn, në afërsi të Smolenskut, në perëndim të Rusisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›