E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA kane ne plan te dergojne marinsa te tjere ne Afganistan

Shtetet e Bashkuara planifikojne te dergojne edhe 1400 marinsa te tjere ne Afganistan ne perpjekje per te konsoliduar perparimin e arritur deri tani ne largimin e Talebanit nga vendet qe kontrollon.

Zyrtaret e Pentagonit thane sot se marinsat pritet te nisen brenda disa javesh pak para shtimit te pritur te luftimeve gjate pranveres.

Gazeta Wall Street Journal citoi disa zyrtare amerikane anonime te thonin se shumica e trupave do te dislokohen ne jug te Afganistanit zona e luftimeve te shumta kunder Talebanit gjate muajve te fundit.

Ne dhjetor 2009 presidenti Barak Obama njoftoi shtimin me 30 mije te trupave ne Afganistan.

Muajin e kaluar zoti Obama tha se ne lufte po behej mjaft perparim aq sa per te filluar terheqjen ne korrik dhe kalimin e sigurise tek afganet deri ne vitin 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›