E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtetet e Bashkuara planifikojne pakesimin e trupave brenda vitit 2015

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts thote se nese buxheti i departamentit te tij nuk rritet me shume se cpritet gjate viteve te ardhshme Shtetet e Bashkuara do te detyrohen te pakesojne forcat tokesore me 27 mije trupa brenda vitit 2015. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Al Pesin njofton nga Pentagoni.

Sekretari Gejts njoftoi se stafi i tij ka siguruar 150 miliarde dollare nga kursimet te cilat do te perdoren gjate pese vjeteve te ardhshme per te perballuar koston ne rritje dhe per te financuar projekte te reja te cilat perfshijne nje strukture te re per zbarkim amfib per marinsat dhe per versionin e marinsave te avionit te ri luftarak amerikan.

Nga kursimet do te sigurohen para per investime te reja perfshire planin e forces ajrore per te rifilluar prodhimin e nje bombarduesi me rreze te gjate veprimi qe mbart mbushje te zakonshme dhe berthamore me te cilat mund te shpohen bunkeret. Po ashtu do te mbeshtetet nje plan i forces tokesore per te blere me shume pajisje te teknologjise se larte per vezhgim dhe komunikim si dhe planet e flotes detare per me shume anije aeroplane luftarake dhe avione pa pilot.

Por me gjithe parate e kursyera Sekretari Gejts thote se nese buxheti i Departamentit te Mbrojtjes nuk rritet me shume nga ceshte pritur gjate viteve te ardhshme te shtrengimeve buxhetore ushtria amerikane do te zvogelohet me 27 mije trupa deri ne vitin 2015 krahas zvogelimit me 22 mije trupa te planifikuar me pare dhe pakesimit te pritshem te marinsave me 15 deri ne 20 mije pjesetare.

Sidoqofte edhe nese pakesimet ndodhin pese vjet me vone zoti Gejts thote se ushtria amerikane do te kete 40 mije pjesetare me shume se ckishte ne vitin 2006 duke arritur ne 14 milione krahas nje milion pjesetareve te Gardes Kombetare dhe te njesive rezerviste. Sekretari i Mbrojtjes tha gjithashtu se perfshirja e Shteteve te Bashkuara dhe aleateve ne Afganistan pritet te perfundoje me 2014.

Plani i Sekretarit per tri vjet rritje minimale te buxhetit dhe me pas per dy vjet pa rritje eshte nje perpjekje per te parandaluar shkurtimet me te thella ne fushen e mbrojtjes qe kerkojne disa anetare te Kongresit te ri. Plani po ashtu perpiqet ti shmanget financimit nga Kongresi te disa projekteve te shtrenjta qe Sekretari Gejts nuk i do. Ai filloi punen per shkurtimin e buxhetit nente muaj me pare per tu siguruar qe me shumen prej 530 miliarde dollaresh te mundesohej zgjerimi i metejshem ne fushat kyce me gjithe recesionin ekonomik dhe deficitin buxhetor te qeverise amerikane.

Qellimi ishte qe duke pakesuar shpenzimet te siguroheshim qe pjesa e buxhetit per llogarite e investimeve strukturen e forcave dhe kujdesin per popullin tone te rritej me 2 deri ne 3 perqind.

Zoti Gejts tha gjithashtu se shtrirja boterore dhe fuqia mahnitese e ushtrise amerikane do te vazhdoje te lere mjaft prapa cilindo kundershtar te mundshem.

Ne ballafaqohemi me problemet qe kemi me Iranin dhe Korene e Veriut. shte e qarte se Kina dhe Rusia kane programe tejet ambicioze ushtarake dhe se po modernizojne ushtrite. Mbrojtja e Republikes eshte padyshim pergjegjesi e qeverise federale dhe ne perballemi me nje bote shume te nderlikuar.

Sekretari Gejts e quajti propozimin e tij per buxhetin te arsyeshem te pergjegjshem dhe te qendrueshem dhe tha se paraqet minimumin e nevojshem per te mbrojtur vendin nga kercenimet boterore. Departamenti i Mbrojtjes mund te zbatoje vete nje pjese te planit por shume propozime duhet te miratohen nga Kongresi nje proces qe eshte gjithmone i gjate dhe i debatueshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›