E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti shton masat e sigurisë

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 15:30

Të krishterët ortodoksë në Egjipt përgatiten të shënojnë mbrëmjen e Krishtlindjeve, në traditën e kishave ortodokse që festojnë në bazë të kalendarit të vjetër Julian.
Këto përgatitje bëhen nën masa të forta sigurie, pas sulmit me bombë në një kishë javën e kaluar, ku humbën jetën të paktën 23 persona.
Policë, të shoqëruar me autoblinda dhe ekspertë për eksplozivë, janë urdhëruar që të mbrojnë kishat.
Disa myslimanë kanë sugjeruar se do të zhvillojnë tubime jashtë kishave në shenjë solidariteti.
Por faqe interneti të ekstremistëve myslimane kanë bërë thirrje për sulme të tjera kundër të krishterëve, në kohën kur janë shtuar tendosjet mes të dy komuniteteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›