E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi i ri lexon Kushtetuten amerikane dhe shkurton buxhetin e tij

Dhoma e Perfaqesuesve e udhehequr nga republikanet lexoi simbolikisht Kushtetuten e Shteteve te Bashkuara. Pas kesaj ceremonie Dhoma e Perfaqesuesve iu kthye rendit te dites dhe votoi per shkurtimin e shpenzimeve te buxhetit te saj me pese perqind. Korrespondentja e Zerit te Amerikes Sindi Shejn na informon nga Kongresi ne diten e dyte te legjislatures se 112-te.

Idea per leximin me radhe te Kushtetutes se Shteteve te Bashkuara ne Dhomen e Perfaqesuesve ishte e republikanit Robert Gudlejt nga Virxhinia.

Kete mengjes per here te pare ne historine e Dhomes se Perfaqesuesve ne do te lexojme me ze te larte Kushtetuten e Shteteve te Bashkuara. Ne shpresojme se kjo do te frymezoje me shume amerikane te lexojne Kushtetuten. Teksti qe ne lexojme sot pasqyron ndryshimet qe i jane bere ketij dokumenti me 27 amendamentet e tij.

Kryetari i ri i Dhomes se Perfaqesuesve Xhon Bejner lexoi pjesen e pare.

Ne populli i Shteteve te Bashkuara me qellim qe te formojme nje bashkim me te persosur te vendosim drejtesine te sigurojme qetesine e brendeshme te ndihmojme per mbrojtjen e perbashket te promovojme mireqenien e pegjithshme dhe te sigurojme bekimet e lirise per vete dhe pasardhesit tane krijojme dhe vendosim kete Kushtetute per Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Pati disa debare para se te lexohej Kushtetuta se cili version dhe cilat pjese do te lexoheshin. Dokumenti 222 vjecar para miratimit te amendamenteve te tij permbante gjuhe qe vleresonte skllaverine dhe nuk u njihte grave te drejten e votes.

Perfaqesuesi demokrat nga Illinoi Xhesi Xhekson tha se ajo ishte pjese e historise se vendit dhe pjese e luftes se vazhdueshme te afrikano-amerikaneve dhe grave. Aktivisti i shquar i te drejtave civile kongresisti nga Xhorxhia Xhon Luis lexoi amendamentin e 13-te te Kushtetutes per heqjen e skllaverise.

Disa analiste politike spekulluan se qellimi kryesor i Republikaneve ishte te kenaqnin aktivistet e levizjes Tea Party te cilet i ndihmuan te fitonin shumicen ne Dhomen e Perfaqesuesve. Perkrahesit e kesaj levizjeje shpesh mbajne me vete kopje te Kushtetutes dhe mbrojne nje rol te kufizuar te qeverise dhe taksa te ulta.

Pasi u be e qarte se do te lexohej versioni i ndryshuar i Kushtetutes origjinale ligjvenesit demokrate moren pjese ne leximin e saj te perbashket duke e bere kete nje ngjarje dy partiake.

Por Kryetari i ri i Dhomes se Perfaqesuesve Xhon Bejner iu kthye menjehere pas leximit rendit te dites se Dhomes se Perfaqesuesve dhe tha se ajo ka miratuar tashme rregulla te reja per proceduren e punes.

Ka ikur koha kur projektligjet shkuheshin ne zyren e Kryetarit dhe i paraqiteshin per miratim Dhomes se Perfaqesuesve brenda disa oresh. Ka ikur koha e mosperfilljes se Kushtetuter. Ne kete Kongres ne do te publikojme per tri dite cdo projektligj pra se ai te hidhet ne vote.

Republikanet e Dhomes se Perfaqesuesve jane zotuar te shkurtojne shpenzimet qeveritare dhe se do te perpiqen te prapsojne reformen e kujdesit shendetesor te Presidentit Barak Obama. Si hap te pare Dhoma e Perfaqesuesve miratoi me 410 vota pro dhe 13 kunder shkurtimin e buxhetit te saj me pese perqind.

Presidenti Obama pritet te parashtoje vizionin tij per te ardhmen e vendit ne fjalimin per gjendjen e vendit qe do te mbaje ne sesionin e perbashket te Dhomes se Perfaqesuesve dhe Senatit ne fund te ketij muaji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›