Djali i Dades plago nipin e Çarçanit
Si pasojë e një konflikti që ndodhi të mërkurën mbrëma në Tiranë, është prangosur Besnik Dabullën, djali i deputetes së PS’së Arta Dade. Ai plagosi nipin e ish-kryeministrit komunist, Adil Çarçani.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën mbrëma rreth orës 23:30, në lokalin Liburn, në zonën e ish-Bllokut, i cili është pronë e dalit të deputetes Dade.
Sipas policisë, në konflikt ishin përfshirë shtetasit Besnik Dabulla, Edrin Lufi dhe Shkëlzen Hoxha, të cilët në momentin e ngjarjes po darkonin në lokal. Edrin Lufi (34), është plagosur plagos rëndë, ndërkohë që policia njoftoi se ka ndaluar shtetasin Besnik Dabulla, i cili akuzohet për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Edrin Lufi, që është djali i vajzës së ish-kryeministrit të fundit komunist të Shqipërisë, Adil Çarçanit, mbeti i plagosur rëndë në bark, dhe pastaj u dërgua në spitalin ushtarak. Pas ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e tij nuk paraqitet e rrezikshme për jetën.