E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA kerkojne lirimin e nje diplomati amerikan ne Pakistan

Shtetet e Bashkuara kane kerkuar lirimin e menjehershem te nje diplomati amerikan te arrestuar lidhur me vrasjen e dy pakistanezeve.

Shtetet e Bashkuara thane sot se Rejmond Dejvis ka imunitet diplomatik dhe se arrestimi i tij ne Lahore eshte i jashteligjshem.

Me pare zyrtaret amerikane nuk kishin identifikuar zotin Dejvis e as nuk kishin qartesuar statusin e tij diplomatik. Nje deklarate qe leshoi ambasada ne Islamabad nuk permendi emrin e zotit Dejvis duke e pershkruar ate vetem si pjesetar te stafit te konsullates amerikane.

Zoti Dejvis u paraqit dje ne gjykate ne Pakistan nen akuzat per vrasje te dyfishte nje dite pasi qelloi me arme dhe vrau dy pakistaneze ne nje veprim qe ai tha se ishte per vetembrojtje.

Gjykata dha urdher te enjten qe zyrtari amerikan te ndalohej per gjashte dite derisa policia te vazhdonte hetimet.

Autoritetet pakistaneze thone se i ndaluari i tha policise se kishte terhequr para nga nje bankomat dhe me pas ishte ndaluar ne semafor kur dy persona ne nje motociklete kishin shtene ne drejtim te makines se tij. Autoritetet thone se amerikani iu pergjigj zjarrit dhe lajmeroi nje ekip amerikan te sigurise. Te dy personat qe thuhet se sulmuan amerikanin vdiqen ne spital.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›