E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kërkon 27 vjet burg për shqiptarin e akuzuar për terrorizëm

SHBA- Drejtësia amerikane ka dënuar me 27 vjet burg, Betim Kaziun, shtetasin amerikan me origjine nga Kosova i akuzuar për terrorizëm.

Kaziu, i lindur në Nju Jork, u akuzua se kishte udhëtuar në Lindjen e Mesme në një përpjekje të dështuar për t’iu bashkuar Al Kaedës dhe të hakmerrej për abuzimin ndaj myslimanëve duke vrarë trupa amerikanë.

Ai u arrestua nga policia në Kosovë në gusht të 2009-ës dhe u transferua në SHBA për t’u përballur me akuzat për terrorizëm. Në korrik të 2011-ës, Kaziu u dënua për konspiracion për vrasje.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›