E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol hekurudhës Vorë-Shkodër, rinis lëvizja e trenave

TIRANË- Rinis lëvizja në hekurudhën Vorë-Shkodër, e cila u dëmtua gjatë natës pas një shpërthimi.

Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Hekurudhurave, sipas së cilës tashmë lëvizja e linjës kryhet pa problem.

Sipas policisë një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur në mesnatë në hekurudhën Vorë-Shkodër. Shpërthimi ka dëmtuar rëndë një pjesë të kësaj hekurudhe në vendin e quajtur Gramëz.

Shpërthimi ka ndërprerë lëvizjen e trenave deri në mesditë, ndërkohë që punonjës të hekurudhës punuan për rivënien në funksion të hekurudhës.

Fatmirësisht në momentin e shpërthimit në hekurudhë nuk kishte asnjë tren. Paraprakisht mendohet se shkaku i vendosjes së tritolit mund të ketë qenë qëllimi i autoreve për të marrë hekurin për skrap.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›