E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kërkon dëbimin e konsulles së Venezuelës

FLORIDA- Administrata e presidentit Obama urdhëron dëbimin nga SHBA të konsullës së përgjithshme të Venezuelës, në qytetin Majami të Floridës.

Zyrtarët amerikanë shprehin dyshimin se Livia Acosta Noguera, ishte në qendër të akuzave për një komplot të mbështetur nga Irani për sulme të mundshme në internet kundër institucioneve amerikane. Departamenti i shtetit deklaroi se ka shpallur konsullën person ‘non grata’ dhe i ka vënë afat deri të martën të largohet nga SHBA.

Dëbimi ndodh pikërisht në kohën, kur presidenti iranian Ahmedinexhad po zhvillon një vizitë në Venezuelë.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›