E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kërkon ndihmë nga turqia për tërheqjen nga Iraku

Stamboll - Pritet që së shpejti Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, të deklarojë planin e tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku. Uashingtoni shprehet se do të ketë nevojë për ndihmën e Turqisë, në mënyrë që të mund të tërhiqet shpejt dhe në mënyrë të sigurt nga Iraku.

Ministri i Jashtëm turk, Ali Babaxhan, tha se Ankaraja është e gatshme të diskutojë opinionet në lidhje me këtë temë dhe se dëshironin që ti jap mbështetjen e saj këtij procesi. Babaxhani mori pjesë në drekën e organizuar në Stamboll nga Këshilli i Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike, ku u shpreh se besonte që marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të arrinin në një pikë të mirë.

Një pyetjeje, se nëse itinerari i ushtarëve amerikanë që tërhiqen nga Iraku do të duhej të kalonte nga Turqia, Babaxhani ju përgjigj se "Njësitë ushtarake që do të mblidhen nëpër qytete deri në fund të qershorit, do të minimizohen në numër deri në vitin 2013. Jemi të gatshëm të flasim një orë e më parë për kërkesat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë nga Turqia në lidhje me këtë gjë dhe vërtet që dëshirojmë shumë që të japim mbështetjen tonë dhe ndihmën në këtë temë. Por padiskutim, që detajet e kësaj dhe temat që duhen diskutuar në mënyrë të dyanshme, do ti trajtojmë kur të na vijë kërkesa."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›