E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta tek “U i Panjohur”

Tiranë -Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka zhvilluar një takim sot me të papunët tek sheshi “Ushtari i Panjohur”. Gjatë takimit, Meta theksoi nga “Ushtari i Panjohur”, “që sot më shumë është simbol i papunësisë dhe varfërisë në Shqipëri. Kushdo, çdo ditë, mund të vijë këtu e të takoja me qindra shqiptarë, të cilët nuk kanë asnjë mundësi për të punuar, nuk kanë asnjë mundësi për të çuar të ardhura në familjet e tyre, për të përballuar bukën e fëmijëve dhe aq më tepër shkollimin e tyre”.

Meta tha më tej, se qeveria e Sali Berishës dhe Ministria e Financave mohojnë krizën ekonomike në Shqipëri, që sipas kreut të LSI-së, kriza tashmë është një fakt, që ka të bëjë edhe me cenimin e standardit të jetesës dhe ekzistencës së familjeve shqiptare.

“Ne jemi të angazhuar që kësaj varfërie në rritje, t’i përgjigjemi me prioritetin tonë kryesor, që e kam theksuar, dhe që është punësimi, punësimi dhe vetëm punësimi. Punësim jetik për të gjithë ata që nuk kanë asnjë pagë apo të ardhur në familjet e tyre dhe punësimi si politika kryesore sociale, që ka të bëjë me lehtësira për të gjithë bizneset e reja që krijohen në vend. Por dhe do të krijohen lehtësi fiskale për çdo vend të ri pune që do të hapet në bizneset ekzistuese”-theksoi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›