SHBA, konfirmohet Sotomajor në krye të Gjykatës së Lartë
Gjykatësja federale amerikane Sonja Sotomajor, është hispanikja e parë, që konfirmohet të shërbejë në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara. Senati amerikan ka miratuar kandidaturën e Sotomajor me 68 vota pro dhe 31 kundër. Ndërkohë që edhe disa senatorë republikanë votuan në favor të saj bashkë me shumicën demokrate.
Gjatë debatit rreth kandidaturës së Sonja Sotomajor gjatë kësaj jave, shumë republikanë u shprehën se gjykatësja veterane 55 vjeçare do t'i marrë vendimet sipas bindjeve të saj personale. Por demokratët e përshkruan atë si një gjykatëse të moderuar me eksperiencë.
Gjykatësja Sotomajor do të jetë gruaja e tretë që shërben në gjykatën më të lartë të Shteteve të Bashkuara. Presidenti Barak Obama e emëroi Sotomajorin, vajzë e prindërve nga Porto Riko, për të zëvëndësuar gjykatësin Dejvid Sutër.
Komisioni i Senatit për çështjet juridike votoi javën e kaluar me 13 vota pro dhe 6 kundër, kryesisht sipas përkatësive partiake, për ta kaluar kandidaturën e Sonja Sotomajor për votim në gjithë Senatin.