SHBA konfirmon vrasjen e liderit të “Hakanit” në Pakistan

Militanti, i identifikuar si Janbaz Zadran, i njohur edhe si Jamil, thuhet se është vrarë në Miranshah të Pakistanit, seli e grupit “Hakani”.
Raportohet se kjo hapësirë afër kufirit me Afganistanin, ishte në shënjestër të sulmit ajror të avionit amerikan pa ekuipazh të enjten.
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se vrasja e Zadranit paraqet goditje të madhe për rrjetin në Pakistan.
CIA e konsideron rrjetin “Hakani” kërcënim kryesor në Afganistan dhe ka dyshime se ky rrjet mbështetet nga forcat e sigurisë së Pakistanit.
Pakistani i ka hedhur poshtë pohimet për çfarëdo mbështetjeje zyrtare për rrjetin në fjalë.
/Start/E.B/
2011-10-14 12:23