Berluskoni ia del mbanë edhe këtë herë

Berluskoni fitoi votëbesimin në Parlament me 316 vota pro dhe 301 kundër.
Vlerësimi për qeverinë italiane është ulur gjatë kohëve të fundit, teksa Parlamenti dështoi në miratimin e një pjese kyçe të buxhetit këtë javë.
Berluskoni përveçse me problemet ekonomike të Italisë, përballet dhe me akuzat për skandale seksuale, për ryshfet dhe abuzim me pushtetin.
“Kavalieri” kërkoi të enjten një votëbesim për qeverinë e tij, duke thënë se rrëzimi i koalicionit të qendrës së djathtë do të ishte katastrofik për Italinë dhe ekonominë e saj.
I vënë nën presion pas skandaleve seksuale dhe trajtimit të pakujdesshëm të krizës, Berluskoni akuzoi opozitën e krahut të majtë se është e fiksuar për ta përzënë nga zyra./Start/F. P/
2011-10-14 14:25