E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi po gjurmohet nga satelitët

Zëvendëskryetari i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Abdul Hafiz Ghoga, tha për Al-Xhazirën se Gadafi po gjurmohet me satelitë në jug të Sabha-së.

“Kemi konfirmuar raportet se Gadafi është në shkretëtirën në Jug të Libisë. Ai nuk po qëndron vetëm në një vend. Ai po lëviz rrotull me një konvoj të vogël ku përfshihen ndihmësit dhe truprojat e tij më besnike”, tha Abdul Hafiz Ghoga.

Ghoga shtoi se prioriteti I luftuesve aktualisht është të marrin kontrollin e plotë të Sirtes.

“Sapo Sirte të çlirohet – luftëtarët tanë do të gjurmojnë vetë Gadafin”, tha Ghoga. /Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-14 12:39
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›