E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrin në 3000 numri i të vdekurve në Siri

Komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, tha se të paktën 187 fëmijë ishin në mesin e të vdekurve. Sipas saj 100 persona kanë humbur jetën vetëm në 10 ditët e fundit.

Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se qindra sirianë janë arrestuar. Pillay paralajmëroi “represioni i pamëshirshëm” i regjimit të Asadit rrezikon të çojë vendin në “luftë të përgjakshme civile”.

Qeveria siriane nga ana tjetër fajëson “gangsterët e armatosur” për vrasjen e 1100 forcave të sigurisë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-14 13:06
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›