SHBA kritiket pershendesin shfuqizimin e ligjit per homoseksualet ne ushtri

Kritiket e politikes se shumedebatuar te ushtrise amerikane Dont ask dont tell Mos pyet Mos trego pershendeten shfuqizimin nga senati te ligjit ne fjale.
Nenpresidenti Xho Bajden tha sot ne nje interviste per televizionin se shfuqizimi i ligjit i cili i ndalon homoseksualet te sherbejne hapur ne ushtrine amerikane i ve Shtetet e Bashkuara ne nje radhe me vendet e tjera aleate ne bote. Ai tha se ketej e tutje Amerika nuk do ti harxhoje kot aftesite e personave qe duan te sherbejne ne ushtri por qe jane homoseksuale.
Dje Senati votoi me 65 vota pro dhe 31 kunder shfuqizimin te politikes Mos pyet Mos trego. Dhoma e Perfaqesuesve e miratoi projektligjin ne fillim te javes se kaluar.
Presidenti Barak Obama tha se pret qe ti paraqitet ligji per ta nenshkruar. Ai tha se ligji do te forcoje sigurimin kombetar dhe njekohesisht respekton barazine mbi te cilen jane themeluar Shtetet e Bashkuara.
Rreth 14 mije pjestare te forcave ushtarake jane cmobilizuar ne baze te ligjit Mos pyet Mos trego qe kur ai hyri ne fuqi ne vitin 1993.