E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, kundër blerjes së armëve nga serbët

Zëvendës- shefja e misionit të SHBA-së në Irak, Partisa Butenis është zënë me Ministrinë e Mbrojtjes të Irakut, për shkak të paralajmërimit për blerjen e armëve dhe përgatitjeve ushtarake nga Serbia.
 

Kjo bëhet e ditur në një kabllogram të ambasadës amerikane në Bagdad të publikuar nga Wikileaks. Sipas raportit, amerikanët kanë akuzuar irakianët se bëhet fjalë për një marrëveshje me prapavijë korruptive, ndërsa prodhimet serbe janë nënvlerëuar se nuk kanë përmbajtje profesionale dhe nuk janë të vlefshme.
 

Kryeministri irakian menjëherë ka thirrur delegacionin e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, që kishte përgatitur marrëveshjen me serbët, duke i drejtuar atyre kritika. Por, irakianët kanë mbrojtur marrëveshjen për blerjen e armëve duke pohuar se flitet për çmime të volitshme. Marrëveshja parashikonte avionë, helikopterë, transportues ushtarak, armë të kalibrave të ndryshëm dhe përgatitje ushtarake.
Zëvendës-shefja amerikane më pas ka deklaruar se komandanti i forcave aleate në Irak, gjenerali David Petreus kishte vlerësuar se SHBA nuk kanë vërejtje rreth faktit se Iraku paiset me armë nga vendet e treta, por janë drejtuar kritika se ato armë nuk plotësojnë kushtet.
 

“Armët nga Serbia mund të jenë në dobi vetëm nëse plotësojnë standardet cilësore, pasi helikopterët serb nuk i përgjigjen kushteve klimatike në Irak”, ka theksuar fjalët e gjeneralit Petreus, zëvendës-shefja Butenis.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›