E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezha e Shëngjini pa ujëUjësjellësi debitor tek OSSH

LEZHE- Që të mërkurën paradite është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për afro 100 mijë banorë, pushues dhe turistë në Lezhë e Shëngjin.
Ndërprerja e energjisë elektrike në stacionin e pompave të Barbullojës është shkaku i ndërprejres së ujit, pasi ujësjellësi është debitor ndaj Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Shumë familje kanë braktisur pushimet të enjten duke vërshuar drejt të vetmit burim në lagjen Gurre të Lezhës.
Për këtë ngjarje ka reaguar dhe deputeti socialist i qarkut të Lezhës, Gjokë Jaku i cili e denoncoi këtë si një sjellje të papërgjegjshme të qeverisë që i bën rajonit të Lezhës në pikun e sezonit turistik.

“Situata është alarmante, kjo është një situatë për të cilën duhet të alarmohet qeveria shqiptare për zgjidhjen e këtij ngërci pasi jemi në kohë kur jemi në pikun e sezonit veror dhe mungesa e ujit të pijshëm do të thotë paralizë e gjithë jetës normale.” theksoi Jaku.

Sipas deputetit socialist , të dy institucionet raportojnë shuma të ndryshme për debim. Ujësjellësi deklaron se ka një borxh prej 40 milionë lekësh ndërsa OSSH deklaron se shuma e debisë është 62 milionë lekë.
Situata është alarmante pasi janë paralizuar aktivitetet familjare, bizneset, shërbimet spitalore dhe turizmi.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›