Kriza, FMN: Greqiapo përparon, programii suksesshëm
ATHINE- Greqia përparon me zbatimin e programit të kursimeve dhe duket se do të marrë edhe pjesën e dytë të ndihmës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Europian. Zyrtarë të FMN-së bënë këtë fakt të ditur gjatë një konference për shtyp në Athinë se bashku me zyrtarët e Bankës Qendrore Europiane.
“Programi ka nisur mirë dhe zbatimi i planit të kursimeve është shoqëruar me përparim mbresëlënës në cështjet kryesore” deklaruan zyrtarët e FMN-së.
Greqia e zhytur si mos më keq në një krizë financiare ndodhej në buzë të greminës por u shpëtua pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe partnerët europianë vunë dorën në zemër në maj të këtij viti për t’i dhënë Athinës 110 miliard Euro për një periudhë tre vjecare, por që Greqia të zbatonte reformat në ngrirjen e pagave dhe pensioneve, uljen e shpenzimeve etj.
Pavarësisht progresit të ndjeshëm, FMN deklaroi se puna nuk kishte mbaruar ende dhe sfidat vazhdonin të ishin prezent ndërkohë që reformat duhet të vazhdonin.
Analistët shprehen se do të jetë e vështirë që Greqia të përmbushë plotësisht gjithë premtimet për të ulur deficitin buxhetor në 5.5 përqind megjithatë zyrtarët shprehen optimiste se do të bëhet më e mira e mundshme.
Sipas FMN-së, tregjet nëGreqi po fillojnë të marrin frymë pas reformave të thella që ndërmori ky vend,
Greqia hyri në recesion të thellë në vitin 2009 dhe u detyrua të ndërmarrë masa pothuajse radikale për të ulur shpenzimet dhe për të shpëtuar vendin nga falimentimi dhe duket se po ia arrin qëllimit.
Plani i Greqisë për kursimet duket se po rezulton i suksesshëm. Kështu bëri të ditur Fondi Monetar Ndërkombëtar, pasi kreu inspektimet e nevojshme në këtë vend. Sipas FMN-së, Greqia do të marrë së shpejti edhe pjesën e dytë të fondit të premtuar.
(e.n/news24/BalkanWeb)