SHBA mbështet Tribunalin e Hagës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin punën e Tribunalit të Hagës dhe këtë e kanë bërë në të gjitha rastet, thonë nga Departamenti i Shtetit, me rastin e lirimit të Ramush Haradinajt. Zyrtarët të DASH-it kanë thënë se Haga gjithmonë e kishte mbështetjen e SHBA-së dhe se në rastin e Haradinajt gjyqi ka dhënë mendimin e tij.
Ndërsa “New York Times” ka shkruar se avokatët në Zyrën e Prokurorisë edhe para ngritjes së aktakuzës kundër Haradinajt më 2005 kanë tërhequr vërejtjen se nuk ka fakte për të nisur një rast kundër tij, raporton RTK.
Gjithashtu kjo gazetë shkruan se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte mbështetjen e NATO-s që udhëhiqte luftën në Kosovë. /Indeksonline/