SHBA mbështet koalicionin e opozitës në Siri
Grupet që kundërshtojnë qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, kanë rënë dakord të dielën për t’u bashkuar, me qëllim rrëzimin e regjimit.
Grupi i ri, i cili do të quhet Koalicioni Kombëtar i Sirisë për Forcat Opozitare dhe Revolucionare, pason bisedimet disaditëshe në Doha të Katarit.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Tonner, ka uruar grupin opozitar, duke thënë se Washingtoni është i gatshëm të punojë me të.
Koalicioni kombëtar është pajtuar po ashtu që të formojë një qeveri të përkohshme, pasi të njihet ndërkombëtarisht.
Opozitën sirianë do ta drejtojë një klerik i moderuar, mjaft njohur në Siri, Moaz al Khatib.
Muajin e kaluar, Al Khatib kishte kërkuar një zgjidhje politike për shpëtimin e Sirisë nga shkatërrimi i mëtejshëm, duke argumentuar se negociatat nuk do ta shpëtojnë regjimin, por thjesht do të lejojnë largimin e tij me sa më pak dëme qe te jete e mundur.