Guizhou Rehne bisedon me Lampardin

Klubi nga Superliga kineze, Guizhou Rehne ka njoftuar se ka zhvilluar bisedime për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Frank Lampard.
34 vjeçari është në skadim të kontratës në Stamford Bridge dhe së fundmi spekulohet me kalim në Kinë ose MLS. Por, zyrtarë të Guizhou Rehnes kanë njoftuar negociatat me Lampardin mes spekulimeve rreth ofertës prej 250 mijë funte në javë për transferim në klub gjatë janarit.
“Po, jemi në kontakt me Lampardin por ende nuk kemi arritur marrëveshje”, deklaroi nënkryetari i klubit, Yang Xiayou. Lampard ka humbur vendin në formacionin bazë të ekipit të Roberto di Matteos.