Benzema nuk largohet nga Reali

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka përjashtuar mundësinë e largimit të tij nga klubi pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.
Në javët e fundit qarkulluan spekulime se reprezentuesi francez mund të braktis Santiago Bernabeun ku ka shprehur pakënaqësinë për minutazhin e kufizuar në formacionin bazë. Por, Benzema ka insistuar se është i lumtur në klub dhe nuk planifikon të ndërrojë mjedis.
“Mund të pensionohem këtu, edhe pse nuk jam duke luajtur vazhdimisht. Ndihem mirë në Madrid dhe nuk dua të largohem”, deklaroi Benzema për Telefoot.