S’dinë për Veriun
Java e parë e dhjetorit të këtij viti pritet që t’i bëjë bashkë Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Ivica Dacic, në takimin e tretë në Bruksel.
Pavarësisht dy takimeve të para, autoritetet kosovare thonë të mos jenë në dijeni se kur do bisedohet për çështjen, e cila po konsiderohet si më problematikja në tërë procesin- Veriun e Kosovës.
Por, zyrtarët qeveritarë tashmë nuk po mohojnë se Veriu do të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë- Serbi, për normalizimin e raporteve.
“Për Veriun nuk e dimë as ne ende kur”, ka thënë Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, të martën për Express.
Kuçi ndër të tjera foli edhe për temat që do të diskutohen në takimin e radhës.
Ai tha se priten rezultate konkrete në fushën e zbatimit të Marrëveshjes teknike për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, e njohur si IBM.
“Presim diçka konkrete, që e garanton zbatimin e asaj marrëveshjeje që të mos mbesim vetëm me zotimet në fjalë, por të kemi edhe veprime konkrete nga ana e Beogradit”, ka thënë Kuçi.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...