E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Serbinë me rëndësi roli ekzekutiv i EULEX-it

Instalimi i kontrollit të integruar të vendkalimeve nuk nënkupton vendosjen e kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe për ne më e rëndësishme është roli ekzekutiv i EULEX-it, që ai ta ketë fjalën kryesore, t’i kontrollojë dokumentet dhe ta ushtrojë procedurat doganore, por akoma nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete dhe të saktë, ka thënë drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për dialog ndërmjet Beogradit e Prishtinës Dejan Paviqeviq.

Duke marrë pjesë në emisionin “Upitnik” të Radio Televizionit të Serbisë (RTS) , ku me link nga Prishtina u kyçen edhe Belul Beqaj e Azem Vllasi, Paviqeviq tha se pret se marrëveshja do të arrihet javën e ardhshme, gjegjësisht më 20 e 21 nëntor, kur do të vazhdojnë bisedimet teknike mbi menaxhimin integruar të vendkalimeve (IBM).

Paviqeviq ka thënë se në momentin kur është dakorduar marrëveshja mbi menaxhimin integruar të vendkalimeve, nuk është folur se në arkën e kujt do të shkojnë të hollat që do të grumbullohen në ato pikë-kalime, por pret se edhe kjo do të jetë temë e raundit të ardhshëm të bisedimeve. Ai ka sqaruar se Serbia do të insistojë që një pjesë e të hyrave nga vendkalimet në veri t’u takojnë vetëqeverisjeve lokale në veri të Kosovës ndërse pjesa tjetër do të shkojë në akrën e Prishtinës.

Sipas Paviqeviqit ajo marrëveshje nënkupton ekzistimin e një, në vend të dy pikave të kontrollit që, siç ka thënë, më pak ngjanë në kufij se sa që ka qenë rasti deri më tash. ”Ne nga viti 1999 kemi dy pika kontrolli e tash do të kemi një, që do të thotë se në qoftë se dikush kalon nga Merdare në Sebrinë qendrore nuk do të ndalet më parë në anën shqiptare për të kaluar në pjesën e të ashtuquajturës tokë e askujt e të ndalën në anën tonë, por do të ndalët në një vend. Mendimi im është se kjo shumë më pak do t’i ngjajë kufirit”, ka thënë Paviqeviq.

Ai ka saktësuar se në pikën e kontrollit do të jenë pjesëtarët e Drejtorisë së policisë serbe, por të drejtorisë së policisë kufitare, pastaj të paraleles së Drejtorisë tatimor ku do të bëhet kontrolli i mallrave që shkojnë në territorin e Kosovës dhe nga ajo hyjnë në Serbi, si dhe pjesëtarët e doganës për shkak të mallit që e braktis Kosovën, respektivisht i cili është në transit nëpër Serbinë qendrore, pastaj inspektorët sanitar dhe organet përkatëse nga pala e Prishtinës dhe EULEX-it.

Ndërkaq ish sekretari i shtetit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq tha se me zbatimin e kësaj marrëveshje në kuptimin teknik, do të shkurtohet procedura, por ekziston droja se zbatimi i saj në këtë moment, veçmas në vendkalimin Jarinje, do ta zhvleftësonte çështjen e autonomisë së komunave veriore dhe do ta zvogëlonte hapësirën manovruese në negociata.

Kryetari i komunës serbe të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq ka thënë se serbët në veri të Kosovës janë të shqetësuar se me zbatimin e asaj marrëveshje sepse shqiptarët do ta humbin dëshirën për negociata të mëtejme dhe ka theksuar se është e papranueshme që në vendkalime të jenë zyrtarët e Prishtinës, por në qoftë se pushtetin ekzekutiv do ta kishte EULEX, serbët do të ishin të gatshëm të bisedojnë rreth kësaj.

Analisti politik nga Prishtina, Belul Beqaj ka thënë se pajtohet me faktin se nuk mund të llogaritet në suksesin e vazhdimit të dialogut në qoftë se nuk zbatohen marrëveshjet e arritura, kurse “pala shqiptare është e vendosur ta zbatojë marrëveshjen në atë masë në të cilën respektohet Kushtetuta dhe ligji i Kosovës”.

Deputeti i Partisë Demokratike Serbe (DSS) të Vojisllav Koshtunicës, Petar Petkoviq ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie se menaxhimin i integruar i kufirit (IBM) nënkupton vendosjen e kufirit të vërtetë ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe do të duhej të pritet me zbatimin e atyre marrëveshjeve derisa Gjykata kushtetuese e Serbisë të mos e thotë fjalën e vet, sipas kërkesës së DSS për vlerësimin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të arritura.

Kurse avokati Azem Vllasi i prezantuar si analist politik, ka thënë se kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi e kanë shansin historik për të bërë hap përpara dhe për ta krijuar terenin për paqe të qëndrueshme dhe bashkëpunim të mirë fqinjësor. /rtk/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›