E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, mbështetje për respekt reciprok me Pakistanin

Zëdhënësja Viktoria Nulland, tha sot se Departamenti amerikan i shtetit i mbështet thirrjet e ligjvënësve pakistanezë për “respekt reciprok” ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit.

Ajo ka theksuar se marrëdhëniet e dyanshme gjithnjë ishin të mbështetura në “respekt të ndërsjelltë dhe interesa të përbashkët”.

Por, zëdhënësja Nulland tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të komentojnë më tepër për raportin e pritur gjatë të Pakistanit për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, ndërsa ai të mos paraqitet në Parlamentin e Pakistanit.

Sot më herët gjatë ditës, një komision parlamentar në këtë vend ka kërkuar ndaljen e sulmeve me aeroplana pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, në shënjestër të të cilave janë militantët islamikë brenda Pakistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›