E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmeti 7.6 ballë godet Akapulkon

Një tërmet prej 7.6 ballësh ka goditur Akapulkon në brigjet e Paqësorit të Meksikës

Qendra sinoptike e Shteteve të Bashkuara thotë se epiqendra e tërmetit ishte në Guerrero, shtet në jugperëndim të Meksikës.

Dëshmitarët thanë se dridhjet u ndihen deri në kryeqytetin meksikan.

Ekspertët thonë se tërmeti e kishte epiqendrën në brendësi, larg bregdetit, dhe nuk krijon rrezik për cuname.

Nuk ka njoftime për viktima.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›