SHBA mbështetje për Greqinë. Obama: Jo masa pa zhvillim
SHBA sigurojnë se do të mbështesin Greqinë për të vazhduar konsolidimin fiskal dhe reformat strukturore. “Do të bëjmë çdo gjë të nevojshme", e garantoi presidenti i Amerikës, Barack Obama kryeministrin grek Antonis Samaras, gjatë takimit të tyre dje në mbrëmje.
Pas këtij takimi që zgjati një orë, z. Obama tha se obsioni për të shëruar ekonominë greke nuk janë masat shtrënguese. “Nuk duhet të ketë vetëm shtrëngesa në strategjinë tonë. Është e rëndësishme që të ketë një plan për konsolidimin fiskal, por edhe plan për zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës, sepse kështu është më e lehtë të menaxhohet dhe të zvogëlohet barra e borxhit", tha zoti Obama. Sipas mediave greke, me këtë qëndrim, presidenti amerikan qartësoi politikat që duhet të zbatohen në Greqi për të trajtuar problemin e borxhit dhe deficitit, duke i dërguar njëherësh një mesazh kancelares gjermane.
Indirekt, zoti Obama i bëri thirrje kryeministrit Samaras, për zbatimin e reformave strukturore, duke vlerësuar se këto reforma mund të jenë efektive që grekët të konkurrojnë në ekonominë e re globale.
Presidenti Obama edhe në fund të takimit theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin Greqinë në këtë kurs të vështirë. “Ne jemi të bindur se Greqia mund të ketë sukses, por siç e dini rreziqet janë shumë të larta, jo vetëm për Greqinë, por edhe për Evropën dhe ekonominë globale. Grekët duan të shohin dritë në fund të tunelit dhe Uashingtoni do të vazhdojë ta mbështesë Athinën”, deklaroi ai.
Lidhur me cështjet strategjike dhe stabilitetit në rajon, presidenti amerikan tha se “Greqia mund të luajë një rol të rëndësishëm stabilizues, si një aleat, në çështjet e Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut, por edhe në Ballkan.
Në takim është folur për paktin qeveritar të tregtisë Euro-Atlantike, mbi çështjen e ZEE (Zonat Ekonomike Ekskluzive), ku është theksuar se këto çështje janë të lidhura me ligjin ndërkombëtar, si dhe për tubacionin TAP.
Kryeministri grek siguroi bashkëbiseduesin e tij se Greqia është duke bërë çmos për të luajtur një rol stabilizues në rajon. "Rajoni ka shumë probleme. Ne besojmë në fuqinë e të drejtës ndërkombëtare për t'i zgjidhur ato”, tha Samaras dhe përmendi si çështje të mprehta aktuale, emigracionin e paligjshëm, paqëndrueshmërinë e brendshme politike në disa vende, dhe terrorizmin".
Takimi Samaras-Kerry
Solidaritetin ndaj përpjekjeve që po bën populli grek ka shprehur edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, në takimin që pati mbrëmjen e të enjtes me kryeministrin grek Antonis Samaras, në Uashington. Takimi u zhvillua në klimë shumë të mirë dhe, sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Jennifer Psaki, ishte “produktiv” dhe “rikonfirmoi marrëdhëniet amerikano- greke”.
Siç vuri në dukje zonja Psaki, pas takimit Samaras–Kerry, sekretari amerikan i shtetit “afirmoi reformat e vështira, por të domosdoshme që po realizon Greqia me qëllim që të rikthejë besimin e tregjeve dhe të startojë zhvillimin ekonomik". Ajo vuri gjithashtu në dukje solidaritetin ndaj popullit grek, i cili po realizon këto reforma të rëndësishme.
Sipas zëdhënëses, sekretari i shtetit “diskutoi mënyra për promovimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Greqinë, duke theksuar rëndësinë që ka për SHBA një aleat i fuqishëm i NATO-s në rajon”.
(Balkanweb)