Obama: Mbështesim Greqinë. Jo masa shtrënguese pa zhvillim
SHBA sigurojnë se do të mbështesin Greqinë për të vazhduar konsolidimin fiskal dhe reformat strukturore. “Do të bëjmë çdo gjë të nevojshme", e garantoi presidenti i Amerikës, Barack Obama kryeministrin grek Antonis Samaras, gjatë takimit të tyre dje në mbrëmje.
Pas këtij takimi që zgjati një orë, z. Obama tha se obsioni për të shëruar ekonominë greke nuk janë vetëm masat shtrënguese. “Nuk duhet të ketë vetëm shtrëngesa në strategjinë tonë. Është e rëndësishme që të ketë një plan për konsolidimin fiskal, por edhe zhvillim dhe krijim të vendeve të punës, sepse kështu është më e lehtë të menaxhohet dhe të zvogëlohet barra e borxhit", tha zoti Obama. Sipas mediave greke, me këtë qëndrim, presidenti amerikan Barack Obama qartësoi politikat që duhet të përcaktohen në Greqi për të trajtuar problemin e borxhit dhe deficiteve, duke i dërguar njëherësh një mesazh kancelares gjermane.
Indirekt, zoti Obama i bëri thirrje z. Samaras, për zbatimin e reformave strukturore, duke vlerësuar se këto reforma mund të jenë efektive që grekët të konkurrojnë në ekonominë e re globale.
Presidenti Obama siguroi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin Greqinë në këtë kurs të vështirë. “Ne jemi të bindur se Greqia mund të ketë sukses, por siç e dini rreziqet janë shumë të larta, jo vetëm për Greqinë, por edhe për Evropën dhe ekonominë globale. Grekët duan të shohin dritë në fund të tunelit dhe Uashingtoni do të vazhdojë ta mbështesë Athinën”, deklaroi ai.
Lidhur me cështjet strategjike dhe stabilitetit në rajon, presidenti amerikan tha se “Greqia mund të luajë një rol të rëndësishëm stabilizues, si një aleat, në çështjet e Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut, por edhe në Ballkan.
Në takim është folur për paktin qeveritar të tregtisë Euro-Atlantike, mbi çështjen e ZEE, duke theksuar se këto çështje të lidhura me ligjin ndërkombëtar dhe për tubacionin TAP.
Kryeministri grek siguroi bashkëbiseduesin e tij se Greqia është duke bërë çmos për të luajtur një rol stabilizues në rajon. "Rajoni ka shumë probleme. Ne besojmë në fuqinë e të drejtës ndërkombëtare për t'i zgjidhur këto çështje”, tha Samaras dhe përmendi si cështje të mprehta aktuale, emigracionin e paligjshëm, paqëndrueshmërinë e brendshme politike në disa vende, dhe terrorizmin".
(Balkanweb)