E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamas: Takimi SHBA-Izrael-Palestinë është një farsë

Një nga përfaqsuesit kryesor të rrjetit islmamik Hamas në rripin e Gazas, Sami Abu Zuhri u shpreh se takimi trepalësh që organizoi Barack Obama me Netanjahun si edhe me Abu Mazen ishte një dështim i plotë.
Sipas Sami Abu Zuhri ky takim ishte një konfirmim se si dështoi negociatori Mitchell në Lindjen e Mesme.
" Ridërgimi i negociatorit Mitchell në Lindjen e Mesme është një një fakt që tregon së këto bisedime ishin të kota dhe nuk do të sjellin ndonjë gjë të re", tha përfaqësuesi i Hamas Abu Zuhri.
Gjithashtu Zuhri tha se Amerika duket që është në favor të izraelitëve duke ditur se ky shtet nuk reagoi atëhere kur duhej të reagonte gjatë sulmeve në rripin e Gazës. "Ky takim duhej bërë muaj më parë. Lindja e Mesme nuk është vetëm Palestina,ka edhe zona të tjera të nxehta ku luftohet dhe vriten njerëz të pafajshëm", deklaroi përfaqësuesi i Hamas Abu Zuhri.
Takimi Abu Mazen-Netanjahu është i pari që kur kryeministri izraelit erdhi në krye të detyrës në në muajin mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›