Siri se shpejti nis misioni i Lidhjes Arabe
Kreu i OKB-së Ban Ki-Moon deklaroi se Liga Arabe po mundohet të rifillojë misionin e saj në Siri, pasi ka kërkuar ndihmë nga organizata.
Ban Ki-Moon e përshkroi si "katastrofike" mos rënien dakord mbi rezolutën e OKB-së në Siri, pasi kjo e kishte inkurajuar Damaskun të shtojë dhunën mbi njerëzit e vet.
“I frikësohem faktit se brutaliteti i egër që po ndodh në Homs, me artileri të rënda të godasin popullin në Homs, është një shenjë e keqe paralajmëruese se ditë më të këqija do të vijnë”
Bashkësia ndërkombëtare është duke u përpjekur për të gjetur një rrugëzgjidhje për krizën, pasi Rusia dhe Kina bllokuan rezolutën javën e kaluar.
Forcat siriane janë duke vazhduar sulmet mbi fortesat e opozitës në vend.
Qindra njerëz kanë vdekur në qytetin qendror të Homs, pas disa ditësh bombardimesh të rënda. Më shumë se 50 persona janë vrarë vetëm të mërkurën, sipas vëzhguesit për të drejtat e njeriut me bazë në Londër.
Me herët SHBA-ja refuzoi thirrjet ruse për bisedime mes qeverisë siriane dhe opozitës. Zëdhënësja e shtëpisë së Bardhë Xhej Karni tha se preisdenti Bashar al-Assad ka humbur “shansin” për dialog.
Ministri rus Sergei Lavrov, i cili vizitoi Damaskun të martën, tha se presidenti Assad ishte i gatshëm të zhvillonte bisedime “me të gjitha forcat politike”, për t’i dhënë fund dhunës.