E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uashingtoni OK martesave gay

Ligjvënësit në Shtetin e Uashingtonit në SHBA kanë miratuar ligjin që i hap dritën jeshile martesës mes homoseksualëve. Uashingtoni bëhet shteti i 7-të në SHBA që lejon këto martesa.
55 ligjvënës ishin pro këtij ligji, kundrejt 43 që ishin kundër, ndërkohë që, një javë më parë ky ligj u miratua dhe nga senati. Miratimi i ligjit ndodh një ditë pasi një gjykatë në Kaliforni e shpalli ndalimin e martesave homoseksuale si antikushtetuese. Martesat tek personat e të njëjtit seks janë të ligjshme në Nju Jork, Konektikat, Ajoua, Masacusetsm, Nju Hampshire, Vermosn dhe Uashington .
Ligjvënësit në shtetin e Nju Xhersit pritet të votojnë mbi këtë ligj javës tjetër.
Ndërkaq ndryshimet për ndalimin mes kësaj martese do të hidhen në votë këtë vit në Karolinën e Veriut dhe Minesota.
Kundërshtarët e ligjit kishin thënë se do të bënin fushatë për ta hedhur çështjen në votë në nëntor, një përpjekje kjo për të kthyer ligjin.
Nëse kundërshtarët e martesave në këtë komunitet do të arrinin të grumbullonin firmat e mjaftueshme, atëhere ligji nuk do të mund të zbatohej deri pas zgjedhjeve.
Në tetor, në një sondazh të kryer nga universiteti i Uashingtonit rezultoi se 43% e të anketurave mbështesnin ligjin që ligjëronte martesat mes homoseksualëve. 22 % thanë se mbështesnin të drejta të barabarta për çiftet e të njëjtit seks, por pa cituar bashkimin mes tyre si martesë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›