E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, mbërrin përfaqësuesi i ri i BE-së, Piter Sorensen

Mbërrin në Shkup përfaqësuesi i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoni.

Në këtë post, ai e zëvendëson Ervan Fueren, i cili e përfundoi mandatin e tij në Maqedoni.

Zoti Sorensen ishte diplomat në Kosovë dhe në Serbi dhe konsiderohet se është njohës i mirë i Ballkanit.

Maqedonia, gjatë mandatit të ambasadorit Ervan Fuere, nuk ia doli ta marrë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, por e realizoi çështjen e liberalizimit të vizave.

Raportohet se zoti Fuere ka pasur raporte të ftohta me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, që e kishte akuzuar se mban anën e opozitës dhe i cili nuk kishte marrë pjesë në një pritje lamtumirëse të Fueres.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›