Suedia kujtoi Olaf Palmen

Suedia shënoi 25 vjetorin e vrasjes së kryeministrit të atëhershëm, Olaf Palme, vrasje kjo e cila mbetet ende e pandriçuar dhe konsiderohet ende si një plagë e hapur për këtë shtet skandinav.
“Ka kaluar shumë kohë që nga vrasja, por njëkohësisht duket se kjo ngjarje ka ndodhur dje”, theksoi Joachim Palme, i cili kishte 27 vjet, kur i ati i tij u vra në vitin 1986.
Ai shtoi se është një gjë shumë e vështirë fakti se nuk është zbuluar kurrë vrasësi dhe se askush nuk është dënuar për një krim kaq serioz.
Sipas Stig Edkvistit, i cili gjatë 14 viteve të fundit ka qenë në krye të ekipit, i cili po heton vrasjen e Palmes, rreth 130 persona kanë pranuar se janë vrasës të Palmes dhe se janë testuar 450 revole, për të zbuluar se a është përdorur ndonjëra prej tyre në vrasjen e Palmes.