E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi sot në Vlorë, dekoron Ismail Qemalin

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të zhvillojë sot, një vizitë pune në qytetin bregdetar. Axhenda e kreut të lartë të shtetit nis në orën 10:00, kur është parashikuar ceremonia e dekorimit të Ismail Qemalit dhe firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë.

Ceremonia do të zhvillohet në godinën e Muzeut të Pavarësisë, në Skelë të Vlorës. Ndërsa në orën 12:00, do të zhvillohet ceremonia e dekorimit të personaliteteve të shquara nga treva e Vlorës, në teatrin "Petro Marko".
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›