SHBA mirëpret vrasjen e udhëheqësve të Al Qaidës
Zëvendës-presidenti amerikan, Joe Biden, ka mirëpritur vrasjen e dy udhëheqësve të Al Qaidës në Irak, duke e vlerësuar këtë si shenjë se forcat e sigurisë së Irakut po bëhen gjithnjë e më të forta dhe më të afta, kështu që qëllimet e Washingtonit për tërheqjen e të gjitha forcave amerikane nga Iraku, deri në fund të vitit 2011, sipas tij janë reale.
Më herët, kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, dhe ushtria e SHBA-së, kumtuan se dy udhëheqës të Al Qaidës, ishin vrarë në operacionin e përbashkët të forcave amerikane dhe atyre irakiane në pjesën veriore të Irakut.
Abu Ajub al-Masri dhe Abu Omar al-Bagdadi, janë vrarë në provincën Salah al-Din, pasi forcat e inteligjencës u kishin rënë në gjurmë.
Në ndërkohë, zyrtarët njoftuan sot për vrasjen e një udhëheqësi tjetër rajonal të Al Qaidës në Irak.
Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, gjenerali Stephen Lanza, theksoi se forcat e sigurisë do të vazhdojnë operacionet kundër Al Qaidës, pasi që kjo organizatë edhe më tutje paraqet kërcënim.
Zëdhënësi i ushtrisë irakiane, Qassim Al Mousavi, njoftoi sot për vrasjen e Ahmed Al Obeidit, për të cilin dyshohej se ishte udhëheqës i Al Qaidës në provincën Ninevah.